Njerëzit kanë nevoja të ndryshme të jetës, një vend për të jetuar, një vend për të punuar dhe një vend për të blerë. Larmia e këtyre nevojave ndikon në kërkesat hapësinore për aktivitete, atehërë në menyrë që të rritet efikasiteti i këtyre nevojave, nevojitet një hapësirë që është në gjendje të akomodojë disa funksione njëkohësisht. Projektimi i ndërtesës multifunksionale na bënë të mundur për t’i bashkuar disa funksione në të njejtën kohë në një ndërtesë. Duke dizajnuar një ndërtesë të tillë multifunksionale e cila synon të sigurojë një hapesirë që është në gjendje të përmbushë nevojat njerëzore dhe të sigurojë komoditet për përdoruesit, atëherë është projektuar në formen e kombinimit të ndërtesës vertikale dhe asaj horizontale që bashkon ...